Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Deklarata e Albin Kurtit: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 09:59 | Kosova
Deklarata e Albin Kurtit: Do të votoja pro bashkimit me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për radio Monocole deklaroi se do të ishte i gatshëm të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë në të ardhmen nëse do të prezantohej në formë demokratike.

Kurti theksoi se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati dhe se në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim.

“Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë. Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, tha Albin Kurti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani