Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fëmijët dhe “shkopi magjik” i librave

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 18:36 | Aktualitet
Fëmijët dhe “shkopi magjik” i librave

Fëmijët e duan librin. Ata kanë një pasion të veçantë për të. Mund të themi që në stendat e panairit i pamë jo vetëm duke zgjedhur, por edhe duke sugjeruar. Nëse flet me ta nuk e ke të vështirë të kuptosh se ata duan të tregojnë që ka lexuar shumë dhe se do të donin të të orientonin drejt librit më të bukur dhe atyre titujve më të rinj. Ata mund të quhen influencer në botën e librit që tani bashkëjeton me teknologjinë.

Në Instagram i gjen me emrat e tyre, por të pakta janë postimet pa libra, sepse ata të dy e kanë të qartë që profili i tyre do të duhet të përmbajë edhe mikun më të mirë që kanë, librin.

Uendi ka më shumë se 3 orë që shëtit në panair. Po studion veprat që janë publikuar për moshën e saj. Edhe pse ka një listë me vete, sugjerimet dhe bisedat për librat nuk i quan asnjëherë të tepërta. Edhe pse zbulon disa nga titujt më joshës për fëmijët, i paharruar për të është saga e magjishme e Harry Poter. “Përmes librit jeton shumë jetë”, thotë Uendi. “Ka qenë gjithmonë një mik shumë i rëndësishëm për mua”.

Magri Mateo Daci është një tjetër djalë që rritet për çdo vit me panairin. Vjet e gjetëm në një stendë tjetër si udhëzues të lexuesit të vogël, sot e gjemë në një tjetër. “Kam një bibliotekë shumë të pasur, me mbi 350 libra”, thotë 13-vjeçari.

Gëzimin nuk e sheh vetëm në sytë e fëmijëve që shijojnë këto botime plot ngjyra, por edhe në vështrimin e atyre që kanë punuar me të vegjlit dhe për të vegjlit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani