Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Festë dhe protestë, hapet tregu i Krishtlindjes, por forcohen masat anti-covid

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 20:47 | Bota
Festë dhe protestë, hapet tregu i Krishtlindjes, por forcohen masat

Praga ka inauguruar tregun e hapur të Krishtlindjeve, i pari në Europë, i cili është shijuar vetëm për pak orë, përpara se banorët e kryeqytetin çek të hynë në karantinë, së paku ato të pavaksinuarit.

Fundjava ka sjellë të radha, për të shijuar edhe pse për pak, magjinë e dritave dhe atmosferës së krishtlindjeve, me pemë gjigande të vendosur në sheshin qendror.

Nga kjo e hënë, të pavaksinuarit, do ta kenë të pamundur të bëhen pjesë e eventeve publike, të hyjnë në restorante apo të marrin shërbimet e tjera.

Pavarësisht atmosferës festive, pak javë përpara Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, kryeministri Babis ishte i qartë, kur shpalli planin e ri të masave kufizuese këtë javë.

“Hyrja në restorante, muze e të tjerë, do të sigurohet vetëm për të pavaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar Covid-19”, tha Andrej Babis, kryeministër i Çekisë.

Çdo ditë, në vend, po regjistrohen thuajse 25 mijë raste të reja. Pavarësisht kësaj, qytetarët kanë dalë në protesta, duke kërkuar liri dhe jo rregulla “idiote”, siç ata i quajnë masat e qeverisë, duke nisur nga detyrimi për të mbajtur maska në çdo ambient të mbyllur.

“Këto masa synojnë të motivojnë njerëzit që të vaksinohen, por edhe për t’ju siguruar atyre mbrojtje më të madhe”, u shpreh Adam Vojtech, ministër i Shëndetësisë.

Spitalet e Çekisë po punojnë me kapacitete të shtuara, ndërsa vendi është ende larg normës së vaksinimit të pjesës tjetër të Europës, në 58% të popullsisë të vaksinuar. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani