Frikë në Francë, Payet goditet me shishe uji, ndërpritet ndeshja Lyon-Marseille

Përditësuar më: 21/11/2021, ora 22:28

Frikë në Francë, Payet goditet me shishe uji, ndërpritet ndeshja Lyon-Marseille

Përditësuar më: 21/11/2021, ora 22:28

Ndeshja e vlefshme për Ligue 1, Lyon-Marseille, është ndërprerë pas vetëm 4 minutash loje, pasi Dimitri Payet është goditur nga tifozët vendas me shishe uji.

Për fat të mirë, sulmuesi nuk pësoi dëmtime të rënda, ndërsa në momentet e para u krijua frikë pasi ai përfundoi i shtrirë në tokë. Megjithatë, pas ndërhyrjes së mjekëve, lojtari i Marseille u ngrit pa probleme.

Kapitenët e dy skuadrave u munduan të qetësojnë tifozët, ndërsa arbitri u detyrua të thërrasë në dhomat e zhveshjeve të dyja skuadrat.

Ky është episodi i shtatë i ngjashëm që ndodh në Ligue 1 që prej fillimit të këtij sezoni.