Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Interi dominon Napolin, i shkakton humbjen e parë në Serie A

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 19:55 | Futboll
Interi dominon Napolin, i shkakton humbjen e parë në Serie A

Pas Milanit, edhe Napoli ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A. Në ndeshjen kryesore të javës së 13 në Itali, kampionët e Interit kanë dominuar dhe fituar 3-2 ndaj skuadrës së Spalletti-t, e cila deri tani ishte e pathyer.

Zielinski realizoi për Napolin sapo nisi ndeshje, por Calhanoglu mendoi për zikaltrit, ku fillimisht realizoi nga pika e penalltisë, ndërsa në fundin e pjesës së parë asistoi për Perisic, duke kthyer rezultatin.

Në minutën e 61, Martinez realizoi edhe golin e tretë për zikaltrit duke e bërë thuajse të pamundur për Napolin të dalë me pikë nga San Siro. Mertens ngushtoi diferencën në minutën e 78, por vetëm kaq, pasi skuadra e Inzaghi-t menaxhoi si duhet pjesën e mbetur.

Me këtë fitore, Napoli vijon të mbetet në krye të renditjes së bashku me Milanin, me nga 32 pikë, por tashmë Interi është pranë. Kampionët janë në kuotën e 28 pikëve, në vendin e tretë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani