Champions League, Barça kualifikohet me një fitore, duele kreu për Juve e United

Përditësuar më: 22/11/2021, ora 17:22
PRAG BARCELONA BENFIKA CHELSEA JUVENTUS CHAMPIONS frame 264 1280x720

Champions League, Barça kualifikohet me një fitore, duele kreu për Juve e United

Përditësuar më: 22/11/2021, ora 17:22

Në një sezon aspak të mirë, ku eliminimi në grupet e Champions mund të vuloste dështimin, situata te Barcelona ka ndryshuar plotësisht. Me Xavin në stol, te katalanasit është rikthyer entuziazmi dhe fakti që me fitoren përballë Benfica-s mund të sigurojnë kualifikimin, shërben për të ndryshuar humorin në Camp Nou.

Edhe pse vetëm me dy fitore, Barcelonës do t’i mjaftonte suksesi në mbrëmjen e së martës, për të vazhduar më tej. Blaugranat kanë 6 pikë, por fakti që Benfica mbeti në kuotën e 4 pikëve i jep spanjollëve një avantazh të rëndësishëm në sfidën e parafundit të grupit E. Në takimin tjetër, Bayerni kryesues do të luajë për formalitet me Dynamo Kyiv, që ka vetëm një pikë.

Nga ndeshjet e tjera, spikat dueli i grupit H, ku Chelsea kampion në fuqi i Europës pret Juventusin kryesues me 12 pikë të plota. Italianët kërkojnë fitoren për të siguruar vendin e parë, por blutë premtojnë betejë edhe sepse fituesi i grupit do ta shohë veten në avantazh në turin tjetër, me ekip që në letër është më i dobët.

Duel për kreun edhe në grupin F, me Manchester United që pret në shtëpi Villarreal. Të dyja skuadrat kanë grumbulluar 7 pikë, fituesi do të siguronte kualifikimin, por njëkohësisht do të evitonte rrezikun me emrin Atalanta, pasi bergamaskët janë gati të shfrytëzojnë çdo hap fals të rivalëve.


Situata është tejet interesante në Grupin G, ku Salzburgu kryesues me 7 pikë luan në fushën e Lille, që e ndjek me 5, teksa në garë janë edhe Ëolfsburg e Sevilla, që me një fitore kanë shanse të mira të vazhdojnë më tej.