Parashikimi i motit: 22 nëntor 2021

Publikuar më: 22/11/2021, ora 06:58

Parashikimi i motit: 22 nëntor 2021

Publikuar më: 22/11/2021, ora 06:58

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta me shi të dobët do të ketë në zonat perëndimore, por gjysma lindore pa reshje deri në mesditë kur reshjet e shiut shtrihen edhe në lindje. Pasditja dhe orët në vijim mbeten me vranësira dhe reshje afatshkurtra, por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes kur minimumi shënon 4-5°C, por ulen me 2°C vlerat termike të mesditës duke shënuar jo më lart se 21°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi jugor, por deri e fortë në det ku pritet dallgëzim rreth 4 ballë.