Prezantohet paketa fiskale, Rama: Janë 2400 biznese më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia

Përditësuar më: 22/11/2021, ora 17:45
edi rama fiskalizimi 1280x720

Prezantohet paketa fiskale, Rama: Janë 2400 biznese më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia

Përditësuar më: 22/11/2021, ora 17:45

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantuan paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, kryeministri Rama u shpreh se Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia.

“Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur, por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë ka nga ata që kanë hapur. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”.

“Tanimë kosolidojmë një pozicion të fituar të biznesit të vogël duke vazhduar të mbajmë një regjim me taksë 0 mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla dhe nga ana tjetër pa TVSH deri në 100 milionë xhiro. Dua të sjell këtu një shifër apo disa shifra por duke filluar nga njëra e cila është shumë kuptimplotë. Unë për të pasur pamjen e situatës ku ndodhemi duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje në krye të herës, bizneset ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10%”, u shpreh Rama.