“Valsi” sapo ka nisur, Pochettino tek United dhe Zidane te PSG

Përditësuar më: 22/11/2021, ora 14:32
Valsi sapo ka nisur Pochettino te United dhe Zidane te PSG 1280x720

“Valsi” sapo ka nisur, Pochettino tek United dhe Zidane te PSG

Përditësuar më: 22/11/2021, ora 14:32

Mauricio Pochettino te Manchester United dhe Zinedine Zidane në vendin e tij te Paris SG. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Anglia. Sipas të përditshmes “Daily Mail”, trajneri argjentinas nuk është i lumtur në Paris.

Kjo për faktin se ai jeton në hotel, larg familjes së tij dhe është i lodhur nga përçarja që ekziston brenda skuadrës, ku egoja e yjeve e bën më të vështirë menaxhimin e grupit, me yje si Messi, Neymar e Kylian Mbappe.

Pochettino cilësohet si kandidati më i mundshëm që të marrë drejtimin e United pas shkarkimit të Solskjaer. Pronarët e “Djajve të Kuq” e admirojnë prej kohësh trajnerin, të cilin provuan ta emëronin në skuadër prej vitit 2018, si zëvendësues të Jose Mourinho-s. Operacioni i kalimit të teknikut në “Old Trafford” nuk është aspak i lehtë, sepse Paris SG duhet të marrë masa dhe të gjejë menjëherë një zëvendësues.

Pikërisht këtu hyn në skenë Zinedine Zidane, i cili joshet nga ideja për të drejtuar parisienët. Për më tepër një skuadër me kaq shumë yje, do t’i jepte mundësinë të përsëriste triumfet fantastike që realizoi me Realin në Champions League. Valsi në stolat e skuadrave të mëdha sapo ka nisur dhe ditët në vazhdim pritet të jenë të zjarrta.