Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vjen dënimi i parë, incidentet me Marseille, një ndeshje pa tifozë për Lyon

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 17:16 | Futboll
Vjen dënimi i parë, incidentet me Marseille, një ndeshje pa

Vjen dënimi i parë, pas ndeshjes së pezulluar ndërmjet Lyon-it dhe Marseille, për shkak të goditjes me shishe te Dimitry Payet.

Skuadra e Lyon-it, si organizatore e takimit, është dënuar për momentin me një ndeshje pa tifozë. Njoftimi u dha nga Liga Franceze e Futbollit, e cila saktësoi se në mbledhjen e 8 dhjetorit të Komisionit të Disiplinës do të merren të tjera masa për incidentin.

Pas goditjes me shishe të Payet, lojtarët e Marseille nuk pranuan të ktheheshin në fushën e lojës. Ndërkohë, autoritetet njoftuan ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli