Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Shkodër-Koplik

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 17:57
policia naten aksident plagosje 868x579

Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Shkodër-Koplik

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 17:57

Një 71-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku 71-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet që i moshuari mund të ketë pësuar arrest kardiak.