Bujqësia dhe fasonët në vendnumëro, përfaqësues të sektorëve: U goditën nga pandemia, mungoi mbështetja

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 17:00

Bujqësia dhe fasonët në vendnumëro, përfaqësues të sektorëve: U goditën nga pandemia, mungoi mbështetja

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 17:00

Ekonomia shqiptare po rigjallërohet, por ringritja nuk po përfshin të gjithë sektorët. Bujqësia dhe fasonët janë dy prej tyre. 

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave eksportet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit gjatë tetorit arritën në vlerën e 4.17 miliard lekëve, vlerë kjo më e ulët se ajo në të njëjtin muaj të vitit 2020.

Sektori i dytë i goditur nga pandemia e që nuk po arrin të rimarrë veten është ai fason. Sipas INSTAT, gjatë muajit të shkuar eksportet e tekstileve dhe këpucëve arritën vlerën e 9.85 mld lekë, shifër kjo më e ulët se ajo e shënuar në tetorin e vitit të shkuar.

Në përgjithësi, eksportet e mallrave shqiptare kanë pësuar rritje gjatë muajit tetor duke arritur vlerën e 34 miliardë lekëve, 36.3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 2.5 për qind më tepër se shtatori i këtij viti.

Marrë në rrafshin e 10 muajve, produktet shqiptare të eksportuara arritën vlerën e rreth më shumës e 300 miliardë lekëve, duke u rritur me mbi 35 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.