Ferrari i ri Daytona, kushton 2 milionë euro, por janë shitur të gjitha pa u prodhuar ende

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 14:46

Ferrari i ri Daytona, kushton 2 milionë euro, por janë shitur të gjitha pa u prodhuar ende

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 14:46

Ferrari ka prezantuar, së fundmi, makinën më të re, modelin Daytona, një kombinim fuqie dhe luksi që vetëm marka gjigante e automobilizmit mund të realizojë. Ferrari ka thënë se do të prodhojë vetëm 599 copë nga ky model, me një çmim 2 milionë euro për secilën, por të gjitha makinat janë shitur tashmë para se të realizohen.

E quajtur zyrtarisht Daytona SP3, Ferrari ka dashur të risjellë në jetë makinën ikonë të viteve 1960, me të cilën dominonte garën e qëndrueshmërisë kundër Fordit GT40 në pistën e Daytona-s. Makina ka një motor 6,5 litra me 12 pistona, motori më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga Ferrari, i cili e bën makinë të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 339 km/h. Të gjitha makinat janë porositur tashmë dhe dërgesat e para nisin nga fundi i vitit 2022.

Në vitin 1967, Ferrari zuri 3 vendet e para në garën e Daytona-s, duke bërë që pronari i Ford, Henry Ford, të investonte miliona dollarë për të ndërtuar një makinë në gjendje që të konkurronte “kokëkuqen” italiane. Lufta mes dy prodhuesve tregohet në mënyrë dramatike në filmin hollivudian “Ford vs Ferrari”, të vitit 2019.