Kombëtarja e femrave, ndeshjet kualifikuese me Norvegjinë dhe Kosovën

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 16:30
KOMBETARJA E FEMRAVE PRAG NORVEGJIA 1280x720

Kombëtarja e femrave, ndeshjet kualifikuese me Norvegjinë dhe Kosovën

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 16:30

Shqipëria kërkon fitoren e dytë në futboll për femra, në kualifikueset e Botërorit 2023 në Australi dhe Zelandë të Re.

Pas suksesit me goleadë me Armeninë, vajzat kuqezi kthehen në Arenën Kombëtare më 25 nëntor, për ndeshjen kundër Norvegjisë.

Faktori fushë pritet ti japë motivim shtesë Kombëtares së femrave, edhe sepse rivali është tejet i vështirë. Nordiket kryesojnë grupin F me 10 pikë, pas tre fitoreve dhe një barazimi. Pas ndeshjes në Tiranë, përfaqësuesja e femrave do të luajë me Kosovën. Përballja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më datë 30 nëntor.