Makina fluturon në kryqëzim dhe përfundon mbi… një makinë tjetër në lëvizje

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 17:42

Makina fluturon në kryqëzim dhe përfundon mbi… një makinë tjetër në lëvizje

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 17:42

Një aksident vërtet dramatik, por që përfundoi në mënyrë komike, u filmua nga kamera e një makine fatlume, që edhe pse ishte dëshmitare e gjithë ngjarjes.

Video u regjistrua nga një çift që kishte ndaluar para një kryqëzimi në një rrugë në Indianapolis, më 17 tetor të këtij viti. Në momentin që një burrë po kalon te vijat e bardha shihet një SUV, model GMC që teksa vjen me shpejtësi drejt kryqëzimit përplaset me një Honda.

SUV-i rrotullohet në mes të rrugës dhe përfundon disa metra larg, fatmirësisht pa prkeur makinën që po regjistronte dhe as këmbësorin, që duket se ishte vërtet më fat. Në total, GMC përplasi 5 makina, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pjesa e humorit në ato sekonda dramatike vjen pikërisht në fund, pasi makina e përmbysur, shkaktare e aksidentit, përfundon mbi një makinë tjetër në lëvizje, tip Jaguar, e cila shihet duke lëvizur teksa mban mbi vete edhe mjetin tjetër.