Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndërron jetë artistja Hueyda El Saied

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 09:27 | Aktualitet
Ndërron jetë artistja Hueyda El Saied

Balerina dhe moderatorja, Hueyda El Saied, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.  

Artistja e dashur për publikun shqiptar jetonte prej vitesh në Luksemburg, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Gabriel.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit, duke shkaktuar vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/437297427765924
Kujtimi i kryeministrit Edi Rama për Hueyda El Saied

Artiste me profile të ndryshme, nga baleti te moderimi, arti pamor dhe aktrimi, ajo njihej nga publiku i gjerë për programe si "Dymbëdhjetë Vallëzime pa një të shtunë", "Një këngë për ty", "Netët e Klipit Shqiptar" dhe "Në restorant". Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme të muzikës, si "Top Fest" dhe "Kënga Magjike".

https://a2news.com/2021/11/23/hueyda-el-sayed-nje-artiste-poliedrike-dhe-e-angazhuar/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli