Të huajt në Shqipëri, dyfishi i turistëve në 10 muaj, ndikoi mungesa e masave anti-Covid

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 16:53

Të huajt në Shqipëri, dyfishi i turistëve në 10 muaj, ndikoi mungesa e masave anti-Covid

Përditësuar më: 23/11/2021, ora 16:53

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në 10 muajt e parë të këtij viti është dyfishuar kundrejt një viti më parë, periudhë që përkoi me karantinën dhe masat e forta anti-covid.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në muajt janar-tetor 2021, në territorin shqiptar janë futur 5.1 milionë shtetas të huaj ose 2.2 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Kjo rritje e fluksit të të huajve, që kanë ardhur në Shqipëri kryesisht për pushime apo arsye personale është favorizuar nga mungesa e masave kufizuese nga COVID, ndryshe nga shumë vende të tjera të rajonit.

Operatorët e tregut turistik shpjegojnë se kjo rritje e fluksit të shtetasve të huaj në vendin tonë këtë vit
nuk ka një ndikim shumë të madh për ekonominë. Kjo pasi pjesa më e madhe e tyre janë nga grupmosha e tretë, me origjinë nga vendet e rajonit, të cilët udhëtojnë me kosto relativisht të ulëta dhe për periudha të shkurtra kohe.