Alarmi në “A2 Business”: Bizneset po marrin borxh për të paguar punonjësit

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 22:21

Alarmi në “A2 Business”: Bizneset po marrin borxh për të paguar punonjësit

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 22:21

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës Pro-Export Albania, tregoi në “A2 Business” se bizneset po marrin borxh për “të shlyer pagesat e punonjësve”.

“Bizneset po marrin më shumë borxhe sesa më parë. Këtu ndikon edhe mungesa e likuiditetit sa i takon blerjes së lëndëve të para. Por, ajo që është më kritike është se borxhet po merren për të shlyer pagesat e punonjësve dhe për të paguar detyrimet ndaj shtetit”, tha Prençe.

Sipas tij, pandemia i gjeti papërgatitur bizneset.

“Pandemia na gjeti të papërgatitur, duke pasur parasysh se shumë vende evropiane u bllokuan menjëherë. Pa përmendur që vinim nga një tërmet që bllokoi shumë biznese”, tha Prençe.