Bilanci i energjisë elektrike, digat “u boshatisën” gjatë muajve korrik-shtator, eksportet u dyfishuan

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 19:49

Bilanci i energjisë elektrike, digat “u boshatisën” gjatë muajve korrik-shtator, eksportet u dyfishuan

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 19:49

Pa e ditur se kriza që ndodhej në horizont do të përfshinte vendin shumë shpejt, digat u zbrazën dhe Shqipëria eksportoi sasia të konsiderueshme të energjisë elektrike.

Është ky përfundimi që del pas publikimit të bilancit të energjisë nga Instituti i Statistikave për tremujorin e tretë të vitit.

Sipas INSTAT, vendi eksporti një sasi prej 323 GWH në harkun e muajve korrik-shtator, 2,3 herë më shumës e në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Shitja e bollshme, ndonëse me çmime relativisht të ulëta erdhi si pasojë e prodhimit të lartë të energjisë elektrike.

Në 3-mujorin e tretë në vend u prodhua një sasi prej 1 371 GWh energji nga 1 280 që ishte në të njëjtën periudhë të 2020-s. Me gjithë “prodhimin e mbarë” importi bruto i energjisë elektrike në tremujorin e tretë të vitit 2021, arriti vlerën 975 GWh nga 666 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 46,5 për qind.

Ajo që bie në sy është edhe rritja e konsumit në vend në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u rritur me 13.4 për qind.

Problematike sipas të dhënave të INSTAT mbetën humbjet në rrjet, të cilat arritën vlerën 343 GWh nga 325 GWh duke shënuar kështu një rritje me 5,7 për qind.