Emetimi i Eurobondit, Ibrahimaj: Do të përkthehet në investime dhe rritje ekonomike

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 12:46
Ibrahimaj 1280x720

Emetimi i Eurobondit, Ibrahimaj: Do të përkthehet në investime dhe rritje ekonomike

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 12:46

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantoi detajet e emetimit të Eurobondit të ri 10-vjeçar. Ibrahimaj tha se borxhi i marrë do të përkthehet në investime duke sjellë edhe impakt pozitiv në ekonomi.

“Eurobondi u emetua me vlerën 650 milionë euro, dhe me një afat maturimi 10-vjeçar. Kuponi i eurobondit ishte 3.5%, ndërkohë që norma e interesit afatgjatë është 3.75%. Eurobondi pritet të maturohet në nëntorin e vitit 2031”, shpjegoi ministrja.

 Sipas saj, “në krahasim me të tjerët, ky eurobond kishte një kupon me vlerë të barabartë me atë në 2020, por këtë radhë zgjatja është tre vjet më e lartë, pra më e larta e marrë deri më tani nga Shqipëria. Ky është hap i rëndësishëm jo vetëm për sigurimin e likuiditeteve të nevojshme për vitin 2021 dhe 2022 kryesisht, por edhe për praninë e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare, si dhe për garantimin e besimit të investitorëve të huaj në qeverinë shqiptare dhe në reformat që jemi duke ndërmarrë”.