Gati për t’u bërë tregu më i madh i kanabisit në botë, Gjermania do ta legalizojë së shpejti

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 19:27
kanabis 1246x720

Gati për t’u bërë tregu më i madh i kanabisit në botë, Gjermania do ta legalizojë së shpejti

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 19:27

Gjermania do të legalizojë kanabisin së shpejti. Lajmi erdhi pasi vendi u bë me kancelar të ri pas 16 vitesh “mbretërimi” të Angela Merkel.

Koalicioni i ri qeverisës njoftoi se kanabisi do të shitet tek të rriturit nëpër dyqane të licencuara, 4 vite pasi Gjermania vendosi të ligjëronte edhe marijuanën për qëllime mjekësore.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Gjermania me rreth 83 milionë banorë do të bëhet tregu më i madh i kanabisit në botë.