Gjimnazistët në Kosovë në radhë për t’u vaksinuar

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 18:01
Untitled collage 2021 11 24T180040.306 1280x720

Gjimnazistët në Kosovë në radhë për t’u vaksinuar

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 18:01

Nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë kanë nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit në ambientet e shkollës së tyre.

Të rreshtuar njëri pas tjetrit, gjimnazistët qëndruan për disa momente në radhë për t’ë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, e cila po përdoret masivisht në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku tha se interesimi i nxënësve për t’u vaksinuar është i madh, derisa shtoi se ekipet e lëvizshme të vaksinimit do të shkojnë dhe në shkollat e tjera të vendit.

Drejtori i shkollës “Xhevdet Doda”, Azem Jaha, se 70 deri në 80 për qind e nxënësve të klasave të 12-ta janë të vaksinuar.