Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjyqi ndaj Shullazit zhvillohet pa avokatë dhe të pandehur në sallë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 13:38 | Kronikë
Gjyqi ndaj Shullazit zhvillohet pa avokatë dhe të pandehur në

Gjykata e Apelit të Posaçëm po zhvillon gjyqin ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij pa praninë e avokatëve në sallë dhe as të pandehurve.

Sipas Apelit, vendimi për vijim të gjyqit është marrë duke mbajtur parasysh në vijimësi sjelljen e të pandehurve, faktin se kanë mundësi financiare për të pasur avokat, si edhe faktin se në seancën e parafundit mbrojtësve iu kërkua të merrnin masa.

Në seancën e sotme, kanë qenë pa mbrojtje dy të pandehur. Avokatët e pranishëm kanë kërkuar përjashtim të trupës dhe kanë braktisur seancën, ndërkohë që gjykata ka vijuar gjyqin.

Jashtë sallës, avokatët e konsideruan situatën si një lajthitje juridike dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të klientëve të tyre. Mbrojtësit pretenduan se gjykata ka treguar në vijimësi anshmëri dhe paragjykim për çështjen.

Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Aktualisht, ai ndodhet në regjimin 41 Bis.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani