Inter mposht Shakhtar, kualifikimi një hap larg

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 20:56
dzeko 1080x720

Inter mposht Shakhtar, kualifikimi një hap larg

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 20:56

Inter ka mposhtur më në fund ukrainasit e Shakhtar Donetsk, duke pasur kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League vetëm një hap larg.

Zikaltërit, falë një dygolëshi të Edin Dzeko, morën 3 pikë në San Siro, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve në grup e duke marrë kreun e renditjes.

Tashmë, ekipit të drejtuar nga Simone Inzaghi i mjafton që Sheriff Tiraspol të mos fitojë ndaj Real Madrid, për të zyrtarizuar kalimin e grupit.