Jon Batiste befason me 11 nominime në Grammy 2022

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 09:38

Jon Batiste befason me 11 nominime në Grammy 2022

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 09:38

Kanë qenë surprizë nominimet për çmimin Grammy 2022. Muzikanti, pianisti dhe kompozitori amerikan, Jon Batiste, triumfon me njëmbëdhjetë nominime, duke përfshirë albumin e vitit me “We Are” dhe rekordin e vitit me “Freedom”.

Artisti është gjithashtu i nominuar për disa zhanre të tjera, duke përfshirë R&B, xhaz, muzikë amerikane, klasike dhe video muzikore.

Në vendin e dytë, janë Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. me nga tetë nominime secili dhe në të tretin Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo me shtatë.

Surprizë edhe për The Weekend, i cili mori tri nominime, pavarësisht se deklaroi se nuk do të merrte më pjesë pas akuzave për korrupsion ndaj Recording Academy, organizatës që organizon çmimet Grammy.