Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza në PD, demokratët të ndarë mes dy kuvendeve kombëtare

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 12:36 | Politikë
Kriza në PD, demokratët të ndarë mes dy kuvendeve

Pasi mori pjesë në foltoren e të rinjve që Sali Berisha zhvilloi në Tiranë, Belind Këlliçi e këshillon kryetarin aktual të PD-së Lulzim Bashën të shkojë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe këtë krizë ta zgjidhë me votë.

Ndërkohë që deputetja e qarkut të Vlorës, Ina Zhupa, e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si një cikël përmbyllës të lëvizjes së Sali Berishës.

Sa i përket paralajmërimit që Basha i bëri Berishës për përjashtim nga partia, deputeti Këlliçi mendon se Neni 27 i statutit që i referohet ndëshkimeve, prek më shumë Lulzim Bashën si pasojë e dëmeve që i ka sjellë demokratëve.

Zhupa i mëshon faktit se në kryesi e PD-së mbështetësit e Berishës patën mundësi të shtojnë pika diskutimi në rendin e ditës në kuvendin që ka thirrur Lulzim Basha.

Demokratët janë ndarë në dy grupime ku mbështetësit e Berishës do të mblidhen më 11 dhjetor, ndërsa ata të Bashës më 18 dhjetor. Të dyja palët theksojnë se synojnë të bashkojnë partinë, ndonëse secili synon të mbledhë Kuvendin e vet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë