Në shkollën artistike “Onufri”, pasioni që “mbyt” pasigurinë e së ardhmes

Publikuar më: 24/11/2021, ora 13:22

Në shkollën artistike “Onufri”, pasioni që “mbyt” pasigurinë e së ardhmes

Publikuar më: 24/11/2021, ora 13:22

Të ndjekësh pasionin në ditët e sotme nuk është e lehtë. Por më të vështirë e kanë ata të rinj, që pasionin e tyre mund ta ushtrojnë vetëm në shkollë. A2 CNN ishte në shkollën e mesme artistike Onufri të Elbasanit. Nxënësit e vitit të tretë në pikturë dhe skultpurë tashmë kanë krijuar profilin, stilin dhe punët e tyre. Por vetëm kaq. Pasi talentin që tregojnë në punimet e tyre nuk kanë ku ta ekspozojnë.

Gjithçka për ta është e vështirë. Duke nisur që nga mundësitë ekonomike për të vijuar studimet e deri te pamundësia për të ekspozuar punimet jashtë mureve të shkollës.

Nxënësit të ardhmen nuk e shikojnë më në vendin që ua zbuloi dhe trajnoi talentin e tyre. Këto vështirësi i pranon edhe një nga mësuesit për të vjetër të shkollës artistike “Onufri”, i cili prej 18 vitesh ka mësuar dhe nxjerrë sa e sa breza të rinjsh të talentuar.

Me keqardhje mësuesi tregon raste të nxënësve të talentuar që janë detyruar të emigrojnë dhe të punojnë në profesione krejt të ndryshme nga talenti që kanë.

Sikur të mos mjaftoje kjo, jashtë kamerave si mësuesit, ashtu edhe nxënësit e shkollës artistike “Onufri”, shprehen se në shkollë mungon edhe baza materiale për punimet e nxënësve dhe këto të fundit detyrohen ta blejnë vetë për të ushqyer pasionin e tyre.