Një vit nga humbja, mijëra tifozë kujtojnë Diego Armando Maradona

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 16:49
KR MARADONA NJE VJETORI I VDEKJES frame 807 1280x720

Një vit nga humbja, mijëra tifozë kujtojnë Diego Armando Maradona

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 16:49

Mijëra tifozë të Diego Armando Maradona do t’i bëjnë homazhe legjendës në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta. Kujtimi i “Pibe de Oro” mbetet mes grindjeve ligjore për mënyrën se si u shua dhe akuzave për marrëdhëniet e kaluara, që kërcënojnë të njollosin trashëgiminë e tij.

Argjentinasi kampion bote njihej edhe si “D10S”, një lojë fjalësh mes etiketimit Zot në spanjisht dhe numrit 10 që mbante në shpinë. Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare, pas një arresti kardiak.

I lindur në një lagje të thjeshtë në periferi të Buenos Aires, Maradona u bë një ikonë për shumë njerëz në Argjentinë dhe në mbarë botën. Ai ishte një hero kulti në Napoli, ku udhëhoqi një skuadër modeste drejt lavdisë në Itali dhe në Europë.

Legjenda është përjetësuar me murale e statuja, si edhe me tatuazhe. Emrat e shumë fëmijëve, djem apo vajza, u janë vënë prej tij.

Për shumë njerëz, e enjtja do të jetë një ditë trishtimi. “Ajo është dita më e keqe e jetës sime”, ka thënë së fundmi në Instagram një nga vajzat e tij, Dalma Maradona.