“Partia s’është klub juristësh”, Konomi: Grupimi pro Bashës e trajtojnë situatën në PD si debat procedurial

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 20:37

“Partia s’është klub juristësh”, Konomi: Grupimi pro Bashës e trajtojnë situatën në PD si debat procedurial

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 20:37

Gazetarja Esiona Konomi, e ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, komentoi krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike, duke u shprehur se grupimi pro Bashës e trajtojnë situatën si një debat procedurial, që në fakt nuk është i tillë, sipas saj.

“Partia nuk është një klub juristësh, të cilët kanë një statut në dorë dhe pastaj mbi atë analizojnë se me kë është e drejta me të. Partia është një grupim njerëzit që kanë një qëllim të përbashkët. Ajo që mund të shohim, Bashës, njerëzit e matshëm, i kanë ikur. I ka ikur kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetari i FRPD, i Forumit të Gruas, disa drejtues politikë, është e vërtetë që ka grupin parlamentar pro vetes në masën më të madhe, por duhet të kuptojmë se grupi parlamentar në shumicën e përbërjes së tij ka deputetë që për shkak të marrëdhënies me Bashën janë aty, nuk kanë një individualitet parlamentar që reflektojnë edhe vullnetin e bazës nga vijnë.

Mbi të gjitha, ajo që ne duhet të kuptojmë se cili kuvend është më legjitim, asnjë prej grupimeve nuk ka publikuar një listë zyrtare se kush janë delegatët”, u shpreh Konomi.