Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Përveç borxhit ndaj familjarëve dhe bankave, kemi edhe fajdet”

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 21:35 | Ekonomi
“Përveç borxhit ndaj familjarëve dhe bankave, kemi edhe

Sorina Koti, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, deklaroi në “A2 Business” në A2 CNN, se përveç borxheve te familjarët apo kreditë në bankë, në vendin tonë po vihen re edhe fajdet.

“Duke qenë një ekonomi informale, përveç borxhit ndaj familjarëve dhe bankave, kemi edhe tregun e zi, që janë fajdet. Këto janë me norma të larta dhe fatkeqësisht nuk kemi as institucione për të gjurmuar fajdet, që po e fusin në krizë edhe më të thellë ekonominë”, u shpreh Koti.

Më tej, Koti theksoi se “rritja e çmimeve e ka shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve”.

“Rritja e çmimeve e ka shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve dhe kjo vihet re në dyqanet e vogla, në uljen e konsumit që kanë bërë qytetarët. Nga dita në ditë po reduktohet konsumi i naftës dhe janë fokusuar njerëzit te shporta bazë. Duke qenë dhe pandemia, gjithmonë kursehet për të pasur një lek mënjanë”, deklaroi Sorina Koti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli