Rritja e çmimeve, eksperti: Shqiptarët kanë vite që jetojnë në agoni ekonomike

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 21:56

Rritja e çmimeve, eksperti: Shqiptarët kanë vite që jetojnë në agoni ekonomike

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 21:56

“Varfëria dhe problemet ekonomike janë strukturore, janë të mbartura ndër vite. Shqiptarët nuk është se u gjendën të papërgatitur kundrejt kësaj krize. Shqiptarët kanë vite që jetojnë në agoni ekonomike, kanë vite që përballen me një krize ekonomike. Këtu nuk e kam fjalën për maksimumi 5% të shoqërisë që zotëron diku te 80% të ekonomisë kombëtare”.

Kështu u shpreh në A2 Business eksperti i ekonomisë Violdi Danaj teksa komentoi varfërinë në vend dhe rritjen e çmimeve.

Ai theksoi më tej se asnjëherë ekonomia jonë e brendshme nuk ka qenë në fokus 100% për të pasur këtë rritje dhe këtë zhvillim

“Qeveritë tona nuk kanë qenë asnjëherë në gjendje të njohin kapacitetet ekonomike të vendit, të njohin vërtetë mundësitë dhe ekonominë tonë të brendshme. Ka dy arsye, së pari mungesa e aftësisë institucioneve tona, pasi ka pasur njerëz pa eksperiencën e duhur. Nga ana tjetër ka pasur mungesë serioziteti. Çdo lëvizje është bërë për të pasur kredo politike afatshkurtra”, u shpreh Danaj.