Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

SHBA kritika për nismën, Rama: "Ballkani i Hapur", sepse nuk mund të presim dot më BE

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 19:08 | Politikë
SHBA kritika për nismën, Rama: "Ballkani i Hapur", sepse nuk

Parlamenti i Serbisë zhvilloi një konferencë me temë “Ballkani i Hapur”, në të cilën morën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryeministri Edi Rama ndërhyri me videokonferencë në panelin politik, duke kritikuar ashpër Bashkimin Europian.

“Premtojnë data dhe më pas nuk i përmbushin… Vitin e ardhshëm nuk do të jemi në Bashkimin Europian, ndaj ne në rajon duhet të punojmë së bashku”, është shprehur Rama sipas raportimeve të mediave serbe.

Gjithashtu njoftoi se hapat konkretë të iniciativës rajonale do të finalizohen në takimin e dhjetorit në Tiranë.

Ndërsa zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Escobar, vlerësoi “Ballkanin e Hapur” dhe kërkoi reduktimin e korrupsionit dhe kontrollit shtetëror në ekonomi. Gjithashtu nënvizoi se nisma nuk do të ketë sukses nëse nuk përfshihen të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë