Tensionet Rusi-Ukrainë, Kievi bëhet gati t’i përgjigjet një agresioni të mundshëm

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 22:36
ukraine 1280x720

Tensionet Rusi-Ukrainë, Kievi bëhet gati t’i përgjigjet një agresioni të mundshëm

Përditësuar më: 24/11/2021, ora 22:36

Patrullim në ujërat më të kontestuar në botë. Marina ukrainase shoqëron ekipin e CNN në një anije luftarake në detin Azov, ndërsa tensionet me Rusinë kanë arritur në pikën me te larte. “Qëllimi është të mbrojmë dhe ruajmë sovranitetin e Ukrainës në det”, thotë kapiteni. Moska ka shtuar trupat pranë kufijve me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë aleatët të përgatiten për një ndërhyrje të madhe ushtarake.

“Ukrainasit besojnë se nëse Rusia nis ndonjë sulm, deti Azov do të jetë një nga fushëbetejat kryesore. Prandaj, ukrainasit jo vetëm që po modernizojnë flotën, por edhe infrastrukturën në tokë”, tha Fred Pleitgen, CNN.

Vija bregdetare e Azovit ka vlerë strategjike për Rusinë. Ajo do t’i lejonte presidentit Vladimir Putin të krijojë një korridor tokësor për lidhjen e Rusisë me Krimenë e aneksuar. Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, i ofron ekipit të CNN një qasje të rrallë te ndërtimet që po kryen në bazën detare të Berdyansk. Kievi ka urdhëruar që programi për përshpejtohet me urgjencë, ndërsa kërcënimi rus bëhet gjithmonë e më i madh.

“Ukrainasit thonë se po punojnë 7 ditë në javë që ta përfundojnë projektin sa më shpejt. Sipas tyre, kur baza të përfundojë, do të kenë një mbrojtje të shkëlqyer kundër agresionit rus”, u shpreh Pleitgen.

Punimet janë tejet të nevojshme këtë, ndërsa shumica e portit të Berdyansk-ut është në gjendje të mjerueshme. Ukraina thotë se objektet e reja do të mundësojnë ankorimin e më shumë anijeve atje. “Ne jemi gati. Prandaj jemi këtu, që nëse do të ketë një sulm nga Rusia ne ti rezistojmë”, u shpreh një zyrtar ukrainas.

Presidenti ukrainas thotë se Rusia ka pozicionuar qindra mijëra trupa pranë kufijve të saj, diçka që Kremlini e mohon. Imazhet satelitore tregojnë dhjetëra automjete ushtarake pranë Yelnya në Rusinë juperëndimore. Administrata Biden ka paralajmëruar Moskën të mos sulmojë dhe sipas CNN po furnizon Kievin me më shumë dërgesa armësh. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes thotë se qëllimi i Rusisë është të krijojë konfuzion ose të përfitojë lëshime. Pretendimet për një pushtim të mundshëm, Kremlini i ka cilësuar si histeri. Por forcat e armatosura të Ukrainës janë ne gjendje alarmi dhe po përgatiten për një konfrontim ushtarak, të cilin shpresojnë ta shmangin.