Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dhuna ndaj grave: Rastet në rritje, shoqëria shqiptare akoma indiferente

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 08:12 | Sociale
Dhuna ndaj grave: Rastet në rritje, shoqëria shqiptare akoma

Dhuna dhe vrasja e grave mbetet një fenomen shqetësues i shoqërisë shqiptare, si dhe një sfidë për shtetin. Referuar të dhënave zyrtare, në 6 muajt e parë të këtij viti, kërkesa për urdhërmbrojtje nga gratë ka qenë  40.8 % më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, gjatë muajve janar-gusht të këtij viti, janë shënuar 1091 raste të dhunës në familje ose 8.6% më shumë se e njëjta periudhë e marrë në shqyrtim një vit më parë.

Ndërkohë që statistikat tregojnë për një rritje të shifrave, ekspertët dhe shoqatat thonë se të dhënat rrallë pasqyrojnë shkallën e vërtetë të problemit, pasi viktimat shpesh nuk e denoncojnë dhunën, ndërsa shoqëria e toleron atë. Në nëntë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri, janë vrarë 15 gra.

Në pjesën më të madhe të rasteve, vrasjet kanë qenë kronika të paralajmëruara, pasi viktimat kishin marrë urdhërmbrojtje.

Ngjarjet kanë nxitur protesta dhe marshime të vazhdueshme sensiblizuese, kundër fenomenit të dhunës, si dhe mosveprimit shtetëror kundrejt këtyre rasteve. Megjithatë, shifrat alarmante sugjerojnë se shteti dhe shoqëria kanë dështuar të mbrojnë vajzat dhe gratë .

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani