Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Faji i ujdive të Brukselit”, Kurti: së shpejti nis faturimi i energjisë në veri të vendit

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 19:54 | Kosova
“Faji i ujdive të Brukselit”, Kurti: së shpejti nis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shumë shpejt do të vijë dita që qytetarët e katër komunave në veri të vendit të paguajnë energjinë elektrike.

Për këtë problem të ngritur nga opozita, shefi i qeverisë tha se ai është i trashëguar dhe vjen si pasojë e marrëveshjeve të dëmshme të arritura në Bruksel.

“Është e vërtetë që ne kemi qenë kritikë kur kemi qenë në opozitë, andaj sot e kemi trashëguar këtë gjendje, e cila na ka vërtetuar dhe dëshmuar se kemi pasur të drejt në kritikën tonë. Janë bërë shumë dakordime të pafavorshme për Kosovën në Bruksel, dhe ne po i vuajmë pasojat tani. Në raportet tona që i kemi atje edhe me partnerët ndërkombëtarë, por edhe në bisedimet me Serbinë, argumentet kryesore kundër nesh janë dakordimet e pajtueshmëritë e qeverive paraprake.

Pra, unë duhet të operoj me trashëgiminë e lënë më herët. Po bëj më të mirën e mundshme në funksion të kushtetutshmërisë, në funksion të sovranitetit të Kosovës dhe pa dyshim që nuk do të dëshiroja që të jemi në këtë gjendje. Me krejt çfarë dimë e mundemi, sa më shpejt do të vij dita që të filloj faturimi edhe atje në veri, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës, e në veçanti dëmtuesit më të mëdhenj janë pikërisht ata të cilët me qëndrimet tyre kundër Kosovës edhe nuk e paguajnë energjinë elektrike”, u shpreh Kurti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani