Fermerët protestojnë kundër miratimit të paketës fiskale. Rama i fut në Parlament

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 13:34

Fermerët protestojnë kundër miratimit të paketës fiskale. Rama i fut në Parlament

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 13:34

Teksa sot pritet miratimi i paketës fiskale dhe buxhetit nen për nen, fermerët po protestojnë para Parlamentit kundër paketës fiskale për Bujqësinë.

Duke shkuar drejt Parlamentit, kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur disa prej fermerëve, të cilët ishin duke protestuar, për të diskutuar me ta, në lidhje me këtë çështje.

Fermerët kundërshtojnë subvencionet dhe planin e qeverisë për bujqësinë. Sipas tyre, buxheti i vitit 2022 për bujqësinë është i pamjaftueshëm, ndërsa ka shkaktuar polemika te palët e përfshira.