Korreshi: Vitin tjetër do të hani produktet e Ballkanit “të shqyer”

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 16:24

Korreshi: Vitin tjetër do të hani produktet e Ballkanit “të shqyer”

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 16:24

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, kritikoi qasjen e qeverisë ndaj fermerëve dhe në fjalën e tij në Kuvend, në seancën ku pritet të miratohet nen për nen buxheti i vitit 2022.

Korreshi tha se qeveria nuk ka bërë asgjë për fermerët, një prej grupeve të interesit që kundërshton veçanërisht paketën fiskale të parashikuar në buxhet, dhe gjithashtu akuzoi kryeministrin se i mashtroi gjatë paradites, duke u thënë se do të zgjidhte problemet e tyre, por vetëm pasi të votohej buxheti.

“E keni zakon, “edhe bar do të hamë dhe vijën marksiste-leniniste nuk do e prishim”, por kam frikë se nuk do të na mbijë më as bari. Ju jo vetëm jeni socialistë dhe specialistë, por sot treguat që jeni edhe mjeshtëri të lartë sportive. I morët, i amortizuat dhe që do hanë me lugë floriri”, tha Korreshi. “Nuk mund të kalojë ky buxhet. Nuk do të ketë më produkte në serra. Vitin tjetër do të hani produktet e Ballkanit “të shqyer”. Sepse blegtoria shqiptare e ka mendjen tek akademia, se nuk e dimë se si rritet lopa as dhia. Ndërkohë do e marrim qumështin nga Serbia”, tha Korreshi.