Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Laçi, dy vjet pa spital

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 12:38 | Sociale
Laçi, dy vjet pa spital

Mes qindra objekteve të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më parë, ishte edhe godina e Spitalit të Laçit, e cila u shemb për t’i hapur rrugën ndërtimit të spitalit të ri.

Dhe që nga ajo kohë, qytetarët e Laçit nuk marrin më dot shërbim pranë qendrës së tyre të banimit.

Qytetarët, edhe pse shprehen se marrja e shërbimeve mjekësore tashmë është më e kushtueshme, pasi duhet të udhëtojnë në Lezhë ose Tiranë, sërish tregohen të duruar, duke shpresuar në përfundimin sa më shpejt të godinës së re të spitalit.

“I duruari, i fituari. Duhet durim”, thonë banorët.

Ndërkohë, për momentin, askush nuk konfirmon nëse ka një afat për përfundimin e punimeve të këtij spitali, edhe pse afatet e vendosura më parë nuk janë respektuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë