“Ramë dakord që do të diskutojmë”, flet kreu i Shoqatës së Fermerëve pas takimit me Ramën

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 13:34
shoqata fermeret 1280x720

“Ramë dakord që do të diskutojmë”, flet kreu i Shoqatës së Fermerëve pas takimit me Ramën

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 13:34

Kreu i Shoqatës së Fermerëve, pas takimit me kryeministrin Edi Rama brenda ambienteve të Parlamentit, deklaroi para mediave se kreu i qeverisë i ka premtuar se do të ulen dhe do të diskutojë me fermerët për problematikat që i shqetësojnë.

“Kryeministri u mundua të na tregonte se e njihte gjendjen, por ne i thamë që ishte keqinformuar. Ne i bëmë propozimin tonë dhe ai na premtoi që do të flasim. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pagarantuar. Neve na thërrasin për të dëgjuar dhe na thonë si punohet. Kur thërret për të dëgjuar, duhet të dëgjosh. Megjithatë, kryeministri pranoi këndvështrimin tonë. Ramë dakord që të ulemi dhe të diskutojmë”, deklaroi kreu i Shoqatës së Fermerëve.