Rikthehet shiu, por edhe bora në zonat malore

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 10:39

Rikthehet shiu, por edhe bora në zonat malore

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 10:39

Mëngjesi i sotëm nisi me diell, por këto do të jenë orët e fundit. Vranësirat do të jenë të pranishme në vendin tonë gjatë gjithë ditës, më të shumta në jug dhe zonat perëndimore.

Të enjten në mbrëmje dhe gjatë natës, rikthehen vranësirat dhe reshjet e fuqishme, që do të vijojnë gjatë ditës së premte dhe gjatë gjithë ditës së shtunë, e madje deri të martën.

Pritet një sasi e konsiderueshme reshjesh, deri në 100-120 milimetra në zonën perëndimore, e deri në 150 milimetra në zonat malore.

Të paktën nga e diela, e deri të martën, pritet të shfaqen edhe reshjet e borës, në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë kur maksimumi mbetet rreth 21°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det nga drejtimi jugor, duke krijuar pas mesditës, dallgëzim 4-5 ballë në det.