Talenti i Liverpool që po habit Kloppin

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 10:24

Talenti i Liverpool që po habit Kloppin

Përditësuar më: 25/11/2021, ora 10:24

Liverpool vulosi klasifikimin për në 1/8 e Champions League që në ndeshjen e katërt të grupit. Kjo gjë i dha mundësi trajnerit Jurgen Klopp që në ndeshjen e djeshme ndaj Portos të bënte rrotacion dhe t’i jepte mundësi që të luanin lojtarëve që nuk janë parë shumë në fushë.

Njëri prej tyre ishte Tyler Morton. Mesfushori 19-vjeçar luajti 90 minuta në fitoren ndaj Portos dhe spikati mes yjeve të “The Reds”.

Morton debutoi me ekipin e parë më 21 shtator, në një ndeshje të EFL Cup kundër Norwich, ndërsa ndeshjen e parë si titullar e zhvilloi kundër Preston, në po të njëjtin kompeticion.

Por, vetëm fundjavën e kaluar emri i Tyler Morton ra në sy. Ai debutoi si titullar kundër Arsenalit në Premier League dhe të mërkurën debutoi si titullar edhe në Champions League.

Në pozicionin e mesfushorit përpara mbrojtjes, Morton zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke lejuar Thiago Alcantara dhe Oxlade-Chamberlain që të avanconin lirshëm në fushën kundërshtare.

Pas ndeshjes, Jurgen Klopp u shpreh shumë i kënaqur me 19-vjeçarin: “Po luan shumë mirë dhe po i habit të gjithë. Është i ri, fizikisht është shumë mirë dhe nuk ka nevojë për shumë pushim aktualisht. Është një lojtar i madh”.