Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Do të hamë insekte në vend të mishit? BE-ja jep lejen për konsumim

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 09:12 | Lifestyle
Do të hamë insekte në vend të mishit? BE-ja jep lejen

Supë bulkthi, karkaleca dhe brumbull, shishqebap karkalecash, kifle me çokollatë me miell bulkthi.  Brenda pak vitesh, mund të jetë një nga menutë që ofron edhe restoranti në vendin tuaj. Bashkimi Evropian, kohët e fundit, ka autorizuar tregtimin e karkalecave (Locusta migratoria) për përdorim ushqimor për njerëzit: karkaleci është insekti i dytë, pas brumbullit (Tenebrio molitor), që përfundon në tryezat e evropianëve.

ÇFARË THOTË LIGJI: Karkalecat mund të vendosen në treg në formë mielli ose produkti të ngrirë apo të tharë dhe mund të konsumohet si produkt më vete ose si përbërës në preparate të tjera. BE-ja parashikon një procedurë të veçantë për autorizimin e tregtimit të insekteve për përdorim ushqimor. Licenca, pas analizave të veçanta dhe të thelluara, i jepet një prodhuesi specifik, i cili duhet të tregojë se i rrit insektet në kushte të përshtatshme sanitare, pa përdorim të antibiotikëve ose kimikateve të tjera.

Vëmendje e veçantë i kushtohet fazës së transformimit të produktit, i cili duhet të mbërrijë në tavolina i sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për industrinë ushqimore. Në rastin konkret, autorizimi iu dha Fair Insects BV, një kompani holandeze e specializuar në mbarështimin dhe përpunimin e insekteve për përdorim ushqimor për njerëzit dhe kafshët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu