Hiqen kontrollet në kufi, Rama kërkon leje qëndrimi pa kufizime kohore

Publikuar më: 26/11/2021, ora 16:32

Hiqen kontrollet në kufi, Rama kërkon leje qëndrimi pa kufizime kohore

Publikuar më: 26/11/2021, ora 16:32

Shqipëria dhe Kosova do të heqin kontrollet në kufi, të cilat do të zëvendësohen me kamera në pikat e kalimit. Lajmi u bë publik në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan, ku pjesë e marrëveshjeve të firmosura ishte edhe ajo për lejet e qëndrimit. Hiqen kontrollet në kufi Rama kërkon leje qëndrimi pa kufizime kohore.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës vendosën që të shkojnë përtej 15 marrëveshjeve të firmosura në mbledhjen e përbashkët të qeverive duke lajmëruar edhe heqjen e kontrolleve në kufi dhe zëvendësimin e tyre me pajisje teknologjike.

“Lehtësimi i kontrolleve do të nisë me kamera që do bëjnë foto të mjeteve”, tha Çuçi.

Mes nënshkrimeve ishte edhe marrëveshja për lejet e qëndrimit, e cila solli reagimin e Kryeministrit Rama që kërkoi heqjen e kufizimit 5-vjeçar të dakordësuar nga dy ministritë.

“Se ju ministrat e Brendshëm e keni zakon që të vini afate a mund ta di pse duhet”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës.

Krijimi i një abetareje unike, njësimi i diplomave dhe projekti për ndërtimin e hekurudhës Durrës- Prishtinë ishin mes 15 marrëveshjeve që u nënshkruan nga anëtarët e kabineteve të dy qeverive.