Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kuvendi i PD, Kryesia e degës 9 voton për 11 dhjetorin, dega 6 konfirmon firmat

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 13:43 | Politikë

Pas degës 6 dhe 3 të demokratëve në Tiranë, këtë herë në zyrën e Edi Palokës ishte dega 7 e kryeqytetit që ka verifikuar firmat e delegatëve të kësaj njësie. Ishte sekretari i degës, Shpëtim Qordja, që bëri të ditur se nga 86 delegatë, 46 prej tyre kanë konfirmuar se kanë nënshkruar formularin për kuvendin e 11 dhjetorit. Qordja ka lexuar para mediave 43 emra, pasi 3 prej tyre nuk pranuan që emrat të bëheshin publik.

Ndërkohë që kryesia e degës numër 9 në Tiranë ka marrë një vendim me shumicë votash që njohin vetëm kuvendin e 11 dhjetorit si legjitim, ku nga 34 anëtarë  që ka, 25 prej tyre kanë votuar pro këtij vendimi.

Sipas kryesisë së kësaj dege, 11 dhjetori do të shënojë një ditë historike për PD-në ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë