Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas dy vjet hetimesh për viktimat e tërmetit në Durrës, fajin e ka natyra

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 12:23 | Aktualitet
Pas dy vjet hetimesh për viktimat e tërmetit në Durrës,

Tërmeti i 26 nëntorit goditi kryesisht Durrësin, dhe pasojat e tij, pak nga pak, po kthehen në një të kaluar të hidhur. Kjo ndoshta edhe nga fakti që jeta ka vijuar dhe dëmet materiale po fshihen nga dita në ditë. Por ajo që nuk rikuperohet dot nga ajo tekë e natyrës, janë 51 viktimat. Kjo ishte edhe pasoja më e rëndë që ngriti në këmbë të madh e të vogël, për të kërkuar llogari se kush do të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura mbi rrënoja pallatesh, hotelesh dhe banesash të ndërtuara dhe modifikuara me dhe pa kriter.

Kjo ishte edhe arsyeja, që prokuroria e Durrësit nisi me urgjencë mbledhjen e të dhënave, dokumentacionin dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me godinat ku u regjistruan viktima. Në fakt, edhe vetë kryeministri Edi Rama, nuk i shpëtoi valës së zemërimit popullor mbi masakrën e ndërtimeve, që zunë poshtë dhjetëra jetë njerëzore.

Por ndryshe nga populli, kryeministri Rama e dinte se nuk kishte kujt t’i kërkonte llogari.

“Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Atyre që më shkruajnë që bien pre e lehaqenjeve që nxjerrja e përgjegjësive nuk është diçka që mund të bëhet sa hap dhe mbyll sytë, por kërkon dokumentim dhe KÇK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos. Nuk do të t’i japim KÇK mundësinë të shqyejë ndonjë copë tjetër. Do të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura, por kjo kërkon pak kohë dhe durim ju që me të drejtë kërkoni gjak", deklaroi më 30 nëntor 2019 Rama.

Thuajse identike me këtë prononcim do të ishin edhe përfundimet e hetimeve të prokurorisë së Durrësit. Edhe pse u arrestuan dhe shoqëruan, disa ndërtues, sipërmarrëse projektues.

E ndërsa faji kryesor në këtë tragjedi i mbeti natyrës dhe atyre pak njerëzve që abuzuan, toleruan, dhe falsifikuan në emër të disa të ardhurave më shumë, duhet të jenë institucionet ato që duhet të korrigjojnë ato ligje, që lejonin të ndërtonin me ndërgjegje. Në mënyrë që jetët njerëzore të mos varen vetëm nga zemërimi apo kapriçot e natyrës, por edhe nga ligji dhe zbatimi i tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani