Propozimi i KE: Dozë e tretë për të udhëtuar në vendet e bllokut

Përditësuar më: 26/11/2021, ora 13:37
BE UDHETIMET DOZA E 3 frame 62 1280x720

Propozimi i KE: Dozë e tretë për të udhëtuar në vendet e bllokut

Përditësuar më: 26/11/2021, ora 13:37

Ata që duan të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, mund të kenë nevojë për një dozë përforcuese, maksimalisht 9 muaj pas vaksinimit të plotë. Ky është propozimi i prezantuar nga Komisioni Europian, në një përpjekje për t’i dhënë prioritet statusit të vaksinimit të individit në vend të situatës pandemike në vendin prej nga ai vjen.

Nëse ministrat e BE-së i japin dritën jeshile propozimit, udhëtarët nga vendet e treta, përfshirë Ballkanin perëndimor, e që janë vaksinuar prej më shumë se 9 muajsh, duhet të tregojnë provën e dozës së tretë duke filluar nga 10 janari. Për qytetarët e be rregulli do të hyjë në fuqi verën e ardhshme. Vaksina duhet të jetë një prej atyre që janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, EMA.

“Praktikisht kjo nënkupton se shtetet anëtare duhet të pranojnë certifikata vaksinimi ku nuk kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga dozat fillestare. Pas 9 muajve, certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme nëse nuk është marrë doza përforcuese”, tha Komisioneri Europian, Didier Reynders.

Nga marsi i 2022-s, BE-ja pritet të heqë dorë nga qasja e të ashtuquajturave “shteteve të sigurta” që bazohet në vendet që shtoheshin ose hiqeshin nga lista, varësisht nga situata epidemiologjike. Duke filluar nga viti i ardhshëm, udhëtimet do të lejohen në bazë individuale vetëm për personat e vaksinuar me të tria dozat.

“Ftojmë shtetet anëtare të fokuson te qasja individuale. Kjo nënkupton se mbajtësit e certifikatës së BE-së nuk duhet t’u nënshtrohen kufizimeve të mëtejshme, nga cilido shtet që të vijnë”, u shpreh Komisioneri Europian, Didier Reynders.

Të mërkurën, Qendra Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve rekomandoi dozat përforcuese për të gjithë të rriturit, me prioritet ata mbi moshën 40-vjeçare.