Sulmi ndaj autobusit në Deçan, Haradinaj: Autori të vendoset sa më shpejt para drejtësisë

Përditësuar më: 26/11/2021, ora 22:20
Screenshot 7 9

Sulmi ndaj autobusit në Deçan, Haradinaj: Autori të vendoset sa më shpejt para drejtësisë

Përditësuar më: 26/11/2021, ora 22:20

Ish-kryeministrit dhe kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë për sulmin e rëndë me armë ndaj autobusit në Deçan, ku për pasojë humbën jetën dy nxënës shkolle dhe shoferi.

Haradinaj iu shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe bëri thirrje që autorët e këtij sulmi të dërgohen sa më shpejt përpara drejtësisë.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.  Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.  Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, shkruan Haradinaj.