Varianti i ri me shumë mutacione, OBSH kundër vendosjes së kufizimeve për udhëtimet

Përditësuar më: 26/11/2021, ora 13:58
OBSH 1280x720

Varianti i ri me shumë mutacione, OBSH kundër vendosjes së kufizimeve për udhëtimet

Përditësuar më: 26/11/2021, ora 13:58

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kundërshton vendosjen e kufizimeve në udhëtimet ndërkombëtare, pas zbulimit të një varianti të ri të Covid-19 me shumë mutacione.

Masat duhet të jenë të bazuara në të dhënat shkencore, tha zëdhënësi Christian Lindmeier. Gjithashtu, thekson se do të duhen ditë për të mësuar impaktin e vërtetë të variantit të ri.

“Analizat fillestare tregojnë se varianti ka një numër të madh mutacionesh, për të cilat do të bëhet një studim. Do të duhen javë për të kuptuar impaktin që ka ky variant. Kërkuesit po punojnë të kuptojnë më shumë lidhur me mutacionin, transmetueshmërinë apo virulencën që ka dhe ndikimin në diagnostikim, trajtim dhe vaksinat. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që shtetet të vijojnë të aplikojnë qasje të bazuar në shkencë për rrezikshmërinë, kur vjen puna në vendosjen e kufizimeve në udhëtime, në përputhje me rekomandimet e përkohshme të komisionit të nëntë të emergjencës. Është e rëndësishme të theksohet se çdo masë për udhëtimet duhet gjithmonë të peshohet mirë dhe që vendet mund të bëjnë shumë në kushtet e gjurmimit dhe sekuencimit, dhe të punojmë së bashku me vendet e prekura, apo globalisht, që shkencërisht të luftojmë këtë variant dhe të kuptojmë më shumë rreth tij, në mënyrë që të dimë se si të veprojmë. Pra, në këtë pikë, këshillojmë kundër zbatimit të kufizimeve në udhëtime”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së.