Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dita e Pavarësisë, qindra qytetarë nga Kosova dynden drejt Shqipërisë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 11:01 | Aktualitet

Qytetarët e Kosovës, me dhjetëra autobusë dhe mjete private, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë drejtuar për në Shqipëri për të qenë pjesë e festimeve të ditës së pavarësisë.

Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas mbledhjes së dy qeverive ku shpallën në Elbasan, lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit. Qytetarët shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta procedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve.

Policia kufitare e Morinit ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Sa i takon masave anti-covid ato mbeten në fuqi, ku qytetarët duhet të paraqesin ose pasaportën e vaksinimit, testin negativ  që të jetë kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani