Holanda në alarm, 61 pasagjerë pozitivë me Covid në 2 fluturime nga Afrika e Jugut

Përditësuar më: 27/11/2021, ora 16:48
121843930 072235751 1

Holanda në alarm, 61 pasagjerë pozitivë me Covid në 2 fluturime nga Afrika e Jugut

Përditësuar më: 27/11/2021, ora 16:48

Autoritetet holandeze janë vënë në alarm pasi 61 pasagjerë nga Afrika e Jugut rezultuan të infektuar me koronavirus.

Pasagjerët pozitivë u izoluan menjëherë në një hotel të posaçëm për raste të tilla shumë pranë aeroportit të Schiphol.

Menjëherë, pas rezultatit të pasagjerit të parë të infektuar, autoritetet aeroportuale mbajtën për disa orë 600 udhëtarët e tjerë nga Afrika e Jugut, për t’i testuar të gjithë.

Tashmë kanë nisur dhe hetimet për të zbuluar se ndonjë nga të infektuarit ka variantin e ri Omicron, i cili mendohet të jetë më agresivi deri në këto momente, që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë ditës së shtunë shumë vende përreth botës kanë pezulluar fluturimet nga Afrika e Jugut nga frika e variantit të ri të Covid-19 që mendohet të ketë 32 mutacione.